Heroi i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se skuadra e tij nuk bëri panik pavarësisht se ishte në disavantazh për pjesën më të madhe të ndeshjes ndaj Osasunas.


Blaugranët e panë veten në disavantazh pas 17 minutash dhe u desh që rivali të mbetet me 10 lojtarë në fushë, që Barca të mund ta thyejë mbrojtjen vendase me dy golat e vonshëm të Messi.


“Ne gjetëm rrugën për t`u përgjigjur ndaj golit të tyre, ne ishim në gjendje të kthehemi nga disavantazhi dhe të mos humbim fokusin. Fatmirësisht golat erdhën”.


“Gjithmonë është vështirë të fitohet këtu. Tito Vilanova na ka paralajmëruar neve që para ndeshjes”, ka thënë Messi.