Mesuesit e Liceut Artisitik "Jordan Misja" nuk kane marre ende as pagen e nentorit dhe as te dhjetorit, gje qe i ka cuar ata ne bojkot te mesimit. Sikurse behet e ditur nga disa mesues, fondi i pagave eshte shpenzuar ne menyre abuzive nga ish-drejtori i ketij liceu, gje qe ka bere, qe t'i lere mesuesit pa rrogat qe u takojne. Ndersa Evis Grezda, drejtoreshe e Liceut premtoi dje se pagat do te jene gati ne fillim te javes se ardhshme, per shkak se po zgjidhen disa probleme teknike. Ajo nuk preferoi te jepte emrat e pergjegjesve, por pohoi se "sigurisht qe kjo eshte pasoje e abuzimeve".


Protesta


Per disa dite me radhe, mesuesit kane nderprere mesimin, duke deklaruar se nuk do te japin asnje ore pa u dhene pagat. Pezullimi i mesimit nga ana e mesuesve te lendes se muzikes dhe piktures, ka detyruar nxenesit e Liceut Artistik te mesojne vete ne shtepi. Nderkaq, lidhur me kete ngjarje, sindikata e mesuesve te liceut ka deklaruar se, ne rast se pagat nuk do te merren deri ne mbylljen e vitit shkollor per kete vit, do te bojkotojne mesimin dhe ne ditet e para te vitit te ri, deri ne zgjidhjen e problemit te perseritur. Ata i kane bere thirrje Ministrise se Arsimit te mos mbaje peng, gjithe stafin pedagogjik per shkeljet e kryera nga ish-drejtuesit, te cilet sipas tyre kane nderhyre ne fondin e pagave te dhena nga shteti qe ne fillim te vitit.


Perseritja


Ky nuk eshte rasti i pare qe mesuesit e Liceut Artistik "Jordan Misja" perballen me mosdhenien e pagave. Protesta e fundit eshte zhvilluar ne muajin qershor te ketij viti, kur te gjithe ata, vendosen bojkotimin e mesimit deri ne shlyerjen e detyrimeve qe ky institucion kishte ndaj tyre, duke mos u dhene pagat per dy muaj rresht. Liceu Artistik eshte institucion i vetemenaxhuar, e si pasoje, pagat jepen ne baze te fondit te vecante qe i jepet drejtorise se kesaj shkolle. Mesuesit deklaruan se nuk do te rikthehen ne mesim ne rast se nuk u jepen pagat, nderkohe qe kane kerkuar mbeshtetjen e Drejtorise Arsimore te qytetit te Tiranes, si edhe zgjidhjen e problemit nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Por kjo nuk ishte ankesa e pare e mesuesve per situaten e krijuar ne Liceun Artistik "Jordan Misja" ne Tirane. Nje vit me pare, mesuesit e Liceut i kishin kerkuar ministrit te atehershem te Arsimit, Genc Pollo, me shume mbeshtetje per kete institucion. Ndonese ata i kishin deklaruar, se Liceu nuk kishte fondet minimale, qe do te lejonin vazhdimin normal te punes, nuk moren asnje pergjigje nga ministria.


Neglizhenca


Ne qershor te vitit 2007, ne konferencen e kater te arsimit te organizuar nga Banka Boterore, nje mesues i Liceut i kishte kerkuar ish-ministrit Pollo qe te zhbllokonte ngercin qe MASH-i shfaqte kundrejt Liceut Artistik. Sipas tij, MASH-i e kishte neglizhuar Liceun, duke mos i dhene asnje qindarke per te plotesuar nevojat. Por ministri Pollo nga ana e tij, i ishte pergjigjur se do i vije radha edhe Liceut Artistik. Nderkohe i ka thene se "eshte dhe pergjegjesia juaj qe nuk jeni angazhuar per te lidhur binjakezime me licete e vendeve te rajonit". Ndersa mesuesit shprehen serish se nuk ekzistonin fondet dhe kontrolli i mjaftueshem, duke ia hedhur topin edhe nje here ne fushe Ministrise se Arsimit dhe te Shkences, por ende nuk kane marre pergjigje per kerkesat e tyre.