FIER – Grindet mësuesja me drejtorin, protestojnë nxënësit. 

Rreth 30 gjimnazistë të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier reaguan dje, kundër shoqërimit të mësueses së tyre kujdestare në komisariat. Policia e qytetit reagoi dje, duke pohuar se shoqërimi erdhi pas një njoftimi se mësuesja F.P., mbështetur nga i shoqi po debatonte me drejtorin. Vetë nxënësit kanë treguar se shkak për këtë incident ishte bërë dëmtimi i derës së klasës ku ishte kujdestare mësuesja. Bazuar te rregullorja, çdo mësues kujdestar mban përgjegjësi për dëmet në klasë. Pas ballafaqimit, mes tyre debati është thelluar me fyerje të ndërsjella. Në ndihmë të mësueses ka shkuar i shoqi, por në këtë moment drejtori ka lajmëruar policinë. Një grup i gatshëm, për të sqaruar situatën ka marrë në pyetje mësuesen, të shoqin dhe drejtorin. Por, shoqërimi nuk është pritur mirë nga nxënësit, të cilët kërkonin lirimin e saj, i kryer pas 1 ore, kur është sqaruar motivi.                 m.r