Në takimin me banorë të komunave Tërbuf, Krutje, Gradisht, e Golem në Lushnjë, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta renditi zbuloi disa nga masat e LSI-së për rimëkëmbjen e bujqësisë.
“Që nga subvencionimi me 50% i fareve më të zgjedhura në mënyrë që të arrihet rezultatet dhe rendimentet më të larta. Që te subvencionimi i çmimit për plehrat kimike, për pesticidet, që nga subvencioni me 25 % për blerjen e traktorëve, të moto-kultivatorëve, që nga subvencionimi i çmimeve për karburantet si për serat ashtu edhe për punimet e tokës dhe shumë aspekte të tjera të cilat do të lehtësojnë dhe do të ulin kostot e prodhimit dhe të cilat do të rrisin rendimentet dhe prodhimtarinë e të gjithë Myzeqesë”- theksoi Meta.
Meta premtoi marrjen e statusit të vendit kandidat dhe zhbllokimin e projekteve që Bashkimi Europian ka për bujqësinë shqiptare.
Meta tha se LSI-është për një politikë taksash në funksion të rritjes së punësimit dhe prodhimit, duke subvencionuar një pjesë të pagës për të rinjtë e punësuar rishtaz.