TIRANE-Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në konkluzionin se ish- zv/kryeministri, Ilir Meta ka kryer veprën penale të korrupsionit aktiv. Ndërsa ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, atë të korrupsionit pasiv. Për këtë arsye organi i akuzës i ka kërkuar dy ditë më parë Kuvendit, t'i japë autorizimin për të ndjekur penalisht të dy deputetët, ceshtje kjo qe pritet te diskutohet ne seancen e se henes.Gazeta Shqiptare" arriti dje të sigurojë dosjet e sigluara "sekret" që Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar në Parlament duke i botuar ato sot të plota. 

Ne dokumenta prokuroria kërkon heqjen e imunitetit për Metën, por interesant është fakti se arsyeja pse e njëjta kërkesë bëhet edhe për Dritan Priftin.

Korrupsioni aktiv, për të cilin akuzohet Ilir Meta, parashikohet në Kodin Penal si vepër që dënohet nga një deri në 5 vjet dhe me gjobe nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë. Ndërsa korrupsioni pasiv në bashkëpunim, për të cilin akuzohet Dritan Prifti dënohet nga 4-12 vjet dhe me gjobe nga 1- 5 milionë lekë.

(d.b/BalkanWeb)