TIRANË- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka deklaruar sot se në kuadër të riorganizimit të Lëvizjes së Gruas për Integrim, femrave do tu jepet ajo që meritojnë, duke i çmuar ato si një forcë dhe energji e vazhdueshme.


Riorganizimi i Lëvizjes së Gruas për Integrim do kurorëzohet me konventën tuaj kombëtare dhe zgjedhore brenda marsit si kemi rënë dakord. Kjo është ngjarje e rëndësishme në kuadër të riorganizimit dhe në prag të konventës zgjedhore në 18 dhe 19 maj në Tiranë- tha Meta, gjate nje deklarate per mediat ne forumin e gruas ne LSI.


Sipas tij, 100 vjetori i pavarësisë është një mundësi angazhimet e reflektimesh të mëdha për reforma që të arrihen standardet.


Koncepti ynë për peshën e gruas nuk është slogan për të qenë në unison me retorikën për shanse të barabarta por për interesin që LSI ka për rolin e pazëvendësueshëm të gruas në shoqëri- tha ai.