Ministri i Jashtëm Ilir Meta u takua dje në Bukuresht me homologun e tij italian, Franko Fratini. Gjatë takimit, Frattini vlerësoi progresin e arritur prej Shqipërisë në përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e vizave dhe rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për reformat që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë në kuadër të integrimit të saj evropian. Ndërsa kreu i diplomacisë shqiptare garantoi vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha kërkesat për liberalizimi e vizave.