Tiranë - Kreu i Kuvendit, Ilir Meta niset sot për një vizitë zyrtare në Kuvajt me ftesë të homologut të tij kuvajtian Marzouq Al-Ghanim. Ai do të pritet në Parlament nga homologu dhe nga krerët më të lartë të Kuvajtit.


Kreu i Kuvendit, Meta deklaroi para nisjes: Kam kënaqësi që bëj këtë vizitë të parë në Kuvajt dhe shpreh bindjen se do të shërbejë për forcimin konkret të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kuvajtit.


Gjithashtu, mirënjohje për punën e Ambasdorit të Kuvajtit në Shqipëri, z.Najeeb Al-Bader, që realizoi kësaj vizite të rëndësishme.


Delegacioni parlamentar shqiptar përbëhet nga Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri Kuvajt, Shpëtim Idrizi dhe anëtari Musa Ulqini; nga nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho dhe kreu i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi.


ar.sh/Oranews.tv