Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka deklaruar se greva e opozitës nuk është zgjidhja për krizën politike. Meta e cilësoi atë nëj barrikadë artificiale. Ai ka deklaruar se është momenti për dialog mes forcave politike për një zgjidhje përmes institucioneve. "është momenti për dialog. Edhe mangësitë janë pëgjegjësi e gjithë aktorëve politikë. Shpresoj në reflektim dhe vendosjen e një dialogu të shpejtë", tha ai.

Ministri Meta ka ftuar drejtuesit e PS-së për më shumë përgjegjësi, sa i përket grevës. Sipas tij, është domodoshmëri të respektohet Kushtetuta.