LONDËR - Michael Jackson nuk ishte në gjendje që edhe të këndonte, edhe të vallëzonte në të njëjtën kohë, ndërsa ai po përgatitej për turneun e tij rikthyes, tregojnë dokumentet e zbuluara së fundi. Shkëmbimi i disa e-mailve mes “AEG”, organizatorëve të koncertit dhe Mbretit të Popit tregojnë se ai do të këndonte play-back në “O2 Arena” të Londrës, shkruan britanikja "The Sun", të cilës i referohet "Koha Ditore".

Këto e-maile të zbuluara do të përdoren nga familja Jackson në procesin gjyqësor me vlerë prej 25.7 miliardë funteve kundër “AEG”-ut. Familja mendon se presioni i organizatorëve për koncertet kontribuuan në vdekjen e tij gjatë vitit 2009. Doktori personal Conrad Murray është dënuar në vitin 2011 për vrasjen e Michel me mbidozë të sedativëve.

(ma/shqiptarja.com)