Përfundoi nën larminë e fëmijëve kuqezinj edhe edicioni i tretë i projektit "Milan Junior Camp", një traditë disa vjecare mes klubit të Milanit dhe sjellë në Shqipëri falë suportit të vazhdueshëm të kompanisë "Taci Oil". Në përfundim të një trajnimi 5-ditor me fëmijë të ndryshëm, në stadiumin "Selman Stërmasi" dhe kompleksin stërvitor në Kamëz, janë përcaktuar edhe pesë fëmijët që do të shkojnë në Milano në "Milan Day", në muajin tetor. Në mbyllje të kampingut "Milan Junior Camp", presidenti i kompanisë "Taci Oil", Rezart Taci, përshëndeti fëmijët e pëfshirë në këtë kampus.






"Besoj që ky projekt është kthyer tashmë në një traditë të mrekullueshme
për fëmijët dashamirës të futbollit. Sot pashë mes jush dhe fëmijë që
kanë marr pjesë në edicionet e kaluara. Po më bën të kuptoj që sa me
pasion e kanë fëmijët këtë sport të bukur, sic është sporti i futbollit
dhe kjo na bën që ky pasion i tyre, dëshira e tyre na nxit akoma më
shumë që ne të zhvillojmë dhe të mbështesim projekte të tilla. Sic e
thashë më parë, duke parë këtë pasion e dëshirë, fëmijët do të vazhdojmë
ti mbështesim këto projekte. Unë i përgëzoj të gjithë fëmijët për
arritjet e këtyre ditëve në këto stërvitjet që kanë pasur dhe uroj që të
bëhen futbollistë të talentuar në një nga ekipet e mëdha europiane", u
shpreh Rezart Taci, presidenti i kompanisë "Taci Oil".



Edicioni i tretë i "Milan Junior Camp" përfshiu jo pak fëmijë, të cilët
në një organizim nga klubi i Milanit për disa ditë mes tyre dhe
lektorëve të Milanit u integruan më gjerë në futbollin. Stafi teknik nga
Milano zgjodhi edhe 5 fëmijë që do të shkojnë në Milano, në një kohë që
jo pak fëmijë të tjerë mes tyre edhe femra, morën diplomat përkatëse.



Gerti Carcani