Ashtu siç ishte parashikuar, lufta mes Milan dhe Fiorentinës për një vend në Chempions Ligë ka vazhduar deri në sekondat e fundit.
Milani ka arritur të sigurojë vendin e tretë në Serinë A dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm vetëm në minutat e fundit. Fitorja 2-1 ndaj Sienës në transfertë do të mbahet mend gjatë për mënyrën se si erdhi ky rezultat, dhe ku kuqezinjtë fituan falë një penalltie dhe një goli të cilësuar si pozicion jashtë loje në minutat e fundit. Të parët që kaluan në avantazh në këtë sfidë ishin vendasit me anë të Terçit në minutën e 26-të. Në minutat në vijim Siena arrinë të mbyllë mirë çdo tentativë të kuqezinjve. Ndërsa në pjesën e dytë, të dyja skuadrat mbesin me 10 lojtarë pas daljeve me karton të kuq të Ambrozinit dhe autorit të golit të Sienës.
Goli i barazimit për Milan do të vinte në minutën e 83-të, ku Baloteli fiton një penallti dhe e shndërron po vetë në gol. Por Milanit i duhej një tjetër gol për të siguruar Ligën e Kampioneve dhe e gjen atë vetëm 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt me anë të mbrojtësit Mekses. Me këtë fitore, Milani siguron vendin e tretë, ndërsa Fiorentina duhet të kënaqet me pjesëmarrjen në Europa League. Vjollcët arritën të fitonin lehtësisht 5-1 ndaj Peskarës, ndërsa mendjen e kishin kthyer nga sifida mes skuadrës së Alegrit dhe asaj të Sienës. Në fitoren e Fiorentinës lojtari që spikati ishte Ljajiç, i cili shënoi një triplet personale duke i dhënë kështu fitoren e radhës skuadrës së tij.
Ndërsa dy golat e tjerë për skuadrën e Monteles u shënuan nga Fernandez dhe Jovetiç. Ashtu si Fiorentina edhe Udineze me fitoren e 5-2 ndaj Interit në San Siro arriti të siguronte një vend në Europa Ligë. Friulianët fundosën përsëri Zikaltrit ku këtë radhë tifozeria zikaltër nuk pushoi së vërshëllyeri kundër skuadrës dhe duke kërkuar në kor dorëheqjen e drejtuesve.
Në javën e fundit të Seria A janë shënuar këto rezultate:
Sampdoria – Juventus 3-2
Roma – Napoli 2-1
Cagliari – Lazio 1-0
Inter – Udinese 2-5
Palermo – Parma 1-3
Pescara – Fiorentina 1-5
Siena – Milan 1-2
Torino – Catania 2-2