Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 15:10

Kontrata e Eric Abidalit me Barcelonën skadon në fund të këtij sezoni dhe situatën e mbrojtësit francez është duke e përcjell me vëmendje Milan, kanë njoftuar mediet italiane të enjten.



Abidal ende nuk ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me gjigantin katalan por nuk mungojnë blerësit e interesuar për shërbimet e tij.



Njëri prej tyre është Milan që synon të sjell Abidalin në San Siro gjatë afatit kalimtar të janarit. Abidal është objektiv edhe i Paris Saint-Germain.