Ministri i Jashtem maqedonas Antonio Milloshoski ka deklaruar se kompromisi mbi ceshtjen e emrit mund te arrihet vetem me dialog dhe jo duke vendosur vija te kuqe.

Qe te arrihet kompromisi duhet te kete dialog. Ndersa qe te kete dialog produktiv nuk duhet te jemi te kufizuar ka pohuar Milloshoski.

Ai ka ftuar palen greke qe te tregohet e hapur dhe te jete e gatshme te hedhe hapa pragmatike ne menyre qe te arrihet nje zgjidhje per kete ceshtje qe ka bllokuar integrimin e Maqedonise.

Nga ana e saj Athina zyrtare kerkon per Maqedonine nje emer me percaktim gjeografik qe te perdoret ne sferen e pergjithshme.