Ministria e Financave nënshkruan marrëveshjen për 7.5 mln euro kredi me bankën Unikredit Bank Austria. Kredia do të përdoret për përmirësimin e kushteve në spitalin e sëmundjeve të mushkërive dhe zemrës. 

TIRANE- Ministria e Financave nënshkruan marrëveshjen e kredisë prej rreth 7.5 milion euro me Unikredit Bank Austria. Kjo kredi do të përdoret për përmirësimin e pajisjeve mjekësore për spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, i specializuar për sëmundjet e mushkërive, zemrës dhe atyre të brendshme. Zbatimi i këtij projekti është parashikuar që të realizohet brenda një periudhë prej 18 muajsh.
Ministri i financave, Ridvan Bode ka theksuar se financimi i bankës Unikredit Austria i bashkëlidhet një financim prej 300 milionë lekësh nga buxheti i shtetit.

(e.n/News24/BalkanWeb)