Takimi

Vendet ne zhvillim do te kene me shume ze

Grupi i 20 lidereve te financave ka arritur nje marreveshje te shtunen ne lidhje me reformimin e Fondit Monetar Nderkombetar. Ministrat e Financave dhe kreret e bankave qendrore te G20-s ekonomive me te medha te botes nisen te premten bisedimet dyditore ne Korene e Jugut. Ato sot kane rene dakord te reformojne Fondin Monetar Nderkombetar ne menyre qe tu jepet me shume rendesi interesave te vendeve ne zhvillim. Vendeve ne zhvillim u jane dhene dy pozicione ne bordin e ekzekutivit te FMN-se te cilin per momentin e udheheq Europa Perendimore e cila do te humbase dy vende. Amerika do te vazhdoje te kete veton per sa u perket vendimeve te rendesishme te cilat kerkojne 85 per qind te votes pasi Amerika ka 17 per qind te votes ne sistemin e votimit te FMN-se. Megjithese perplasja nderkombetare per shkembimet valutore nuk eshte zyrtarisht ne axhende ajo dominoi bisedimet. Perpara se ministrat te uleshin ne tavolinen e bisedimeve ne qytetin Gyeongju nje projekt-marreveshje duket se kane rene ne duart e medias. Nese kjo marreveshje miratohet ekonomite e medha te botes do te angazhohen per te shmangur nenvleresimet konkurruese te monedhave te tyre. Por Kina e cila eshte akuzuar nga SHBA-ja dhe BE-ja se po manipulon juanin monedha kineze me qellim qe te perfitoje nga eksportet mund te jete e kujdesshme perballe kesaj gjuhe te perdorur. Pekini vete thote se problemi real qendron ne politiken liberale monetare te Uashingtonit qe ka dyndur tregjet ne zhvillim me valute te huaj te lire. Disa analiste sugjerojne se paaftesia per te arritur marreveshje per ceshtjet monetare do te theksoje dobesine si grup te G20-s. SHBA-ja dhe vendet e tjera te industrializuara jane te mendimit se Pekini zyrtar artificialisht po mban nje kurs te ulet te juanit per te perfituar nga tregjet boterore. Presidenti i Korese se JugutLee Myung-bak apeloi qe te kihet me shume kujdes dhe te zgjidhet problemi me kurset e kembimit te monedhave. Te gjitha vendet duhet te perfitojne ne menyre qe te kemi nje situate win-win per te gjithe tha ai. Presidenti i Korese se Jugut kerkoi qe pjesemarresit tu permbahen premtimeve edhe per reformimin e Fondit Monetar Nderkombetar.


Europa eshte e gatshme te heqe dore nga dy vende ne FMN dhe mbeshtet idene qe ato tu jepen Kines dhe Indise ne menyre qe te shtohet influenca e vendeve ne ekspansion. Keto te dhena i ka konfirmuar dhe ministri gjerman i Ekonomise Rainer Bruumlderle i cili ne kete takim po zevendeson ministrin e semure te Financave Wolfgang Schaumluble. Bruderle konfirmoi se FMN-ja gjendet para nje reforme te thelle sepse vendet e industrializuara kane rene dakord per rishperndarjen e pushtetit ne kete organizem.