Ministri i Financave, Avdullah Hoti, po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, ku do të marrë pjesë në konferencën "Kosova - treg me shumë mundësi", të organizuar nga Oda Ekonomike Austriake , e cila mbahet në Vjenë.

Gjatë kësaj vizite, ministri Avdullah Hoti gjithashtu do të marrë pjesë edhe në punëtorinë "Plani i përbashkët i veprimit për integrimin e Ballkanit Perëndimor në fushën e tregtisë dhe transportit", të organizuar nga Banka Botërore.