Suplementi i diplomave sipas sistemit te Bolonjes do te nise qe sot nga shperndarja. Te pakten kjo do te ndodhe nese ministri i arsimit dhe Shkences Fatos Beja do te mbaje fjalen e dhene disa dite me pare. Ai deklaroi te premten se "ne fillim te javes qe vjen do te cojme ne universitete, suplementin e diplomes, i cili eshte nje dokument dhe nje instrument, pjese e procesit te Bolonjes". Sipas Bejes, ky suplement eshte jashtezakonisht i dobishem per punedhenesin, sepse kupton qarte njohurite e punemarresit. Sipas ministrit, nuk do te kete me planifikim te vendeve te punes nga qeveria, dhe planifikim te shqiptareve qe do te studiojne ne nje profesion te caktuar sipas planifikimit te qeverise. Sa i perket titujve profesionale, Beja tha se nuk ka vend te Evropes ne te cilin jepen diploma me tituj profesionale, por jepen vetem diploma me fushen e studimit ne te cilin studenti ka studiuar. "Nuk ka diploma per gjykates, prokurore, avokate, por ka diploma ne drejtesi. Nuk ka diploma per shkencetare politike por ka diploma per shkenca politike. Nuk ka diploma per gjuhetare a gazetare, ka diploma per gjuhesi ose gazetari. Keshtu eshte e organizuar prej dekadash arsimi ne te gjithe Evropen, para e tani me procesin e Bolonjes, keshtu do te jete edhe ne Shqiperi", ka deklaruar ministri. Ne suplement pritet qe te pasqyrohet e gjithe permbajtja e studimeve, ne kuptimin e kohezgjatjes, numrit total te krediteve, notes mesatare, lendet ose modulet dhe peshen e tyre ne kurrikule si dhe nivelin dhe peshen qe ze teza e diplomes se bere.


Permbajtja


Suplementi i diplomes eshte pjesa me plotesuese e kesaj te fundit. Kjo, sepse ne kete dokument, do te pasqyrohet e gjithe permbajtja e studimeve, ne kuptimin e kohezgjatjes, numrit total te krediteve, notes mesatare, lendet ose modulet dhe pesha e tyre ne kurrikule.