"Po punohet nga specialiste per cminimin e zones”
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka deklaruar lidhur me ngjarjen ne Gerdec se rreziku me i madh tashme ka kaluar, por niveli i kujdesit duhet te mbetet i larte. Dje ai vizitoi edhe fshatin ku ndodhi ngjarja dhe u interesua per operacionin e kerkim-shpetimit. "Vatra e shperthimeve eshte mbyllur, por ka ende municione qe mund te aktivizohen. Ajo qe eshte me e rendesishme tani eshte sigurimi i jetes dhe per kete repartet ushtarake ndodhen prane zonave te banuara”, ka pohuar Mediu duke saktesuar se nga 1 mije hektare zone e minuar jane pastruar reth 500 hektare. Ministri i Mbrojtjes ka shtuar me tej se banoret dhe mediat do te lejohen te vendosen ne zone atehere kur kete ta lejojne forcat e armatosura.