Pas vizitës zyrtare në Londër, ku delegacioni i lartë kosovar zhvillon takime me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Brown dhe ministrin e jashtëm David Miliband, ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni do të udhëtojë drejt Brukselit.Hyseni do të marrë pjesë në takimin e Grupit Mbikëqyrës Ndërkombëtar (International Steering Group), i cili mbahet në nivel të drejtorëve të Ballkanit, më 21 Nëntor.Në këtë takim, ministri Hyseni do të prezantojë përmes një fjale, arritjet dhe zhvillimet në Kosovë, në të gjitha planet dhe aspektet. Po ashtu, ai do t'i përgjigjet interesimit të pjesëmarrësve.Vizitën e tij në Bruksel, ministri Hyseni do ta shfrytëzojë edhe për takime me diplomatë të ndryshëm, njofton kjo ministri.