Reforma financiare për institucionet e arsimit të lartë, por dhe reforma të tjera në arsimin parauniversitar do të jenë sfidat e ministrisë së Arsimit, për vitin 2011. Në një takim me gazetarët, kreu i arsimit, Myqerem Tafaj, e ka cilësuar 2011 si një vit të suksesshëm, ndërkohë që sfida të tjera e presin arsimin në vitin e ardhshëm është shprehur ai. Ministri Tafaj është ndalur në disa nga cështjet më të debatueshme, atë të financimit të universiteteve, e cila do të jetë gati në 2012, dhe përse do të shërbejë renditja e universiteteve, një nismë kjo e ndërmarë muajt e fundit.






"Në rast se ky roadmap do funksionojë me përgatitjen e kuadrit ligjor
fillon periudha e tranzicionit, në vitin 2012. Ky është roadmap ynë për
reformën financiare.  Rankimi ne do të na shërbejë për dy qëllime
primare. E para, do të krijohet një data base në Shqipëri, si i kanë
pedagogët, mjediset, literaturën", tha Myqerem Tafaj, ministër i
Arsimit.



Gjatë vitit 2011 një rol i rëndësishëm do ti jepet maturës shtetërore e
cila vitin e ardhshëm do të ketë shumë risi, ndërsa për arsimin
profesional ministri i Arsimit tha se është një sfidë për të tërhequr sa
më shumë nxënës, drejt shkollave profesionale.



Edlira Sulejmani