Ministri i inovacionit dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit Genc Polo së bashku me drejtuesit e digasterit që ai drejton derdhën në logarinë speciale të Postës shqiptare kontributet e tyre, deri në një pagë mujore për tu ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur në Shkodër.


Ministri Pollo u shpreh se edhe institucione të tjera duhet të ndërmarrin nisma të tilla, duke i bërë thirrje në veçanti bashkisë së kryeqytetit që të kontribuojë më shumë për të ndihmuar banorët e përmbytur.

 


Aksioni i solidaritetit për t`u ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura, do të vazhdojë të hënën nga të gjithë punonjësit të cilët janë në varësi të ministrisë së inovacionit e teknologjisë së infromacionit dhe të komunikimit.