Për herë të parë ne vendin tonë do të nisë zbatimi i ligjit për sigurinë klibernetike.Gjatë prezantimit të tij, Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, bëri me dije se pë shkak të evoulimit të teknologjisë është parë domosdoshmëri sjellja e një projektligji për sigurinë kibernetike.


Pas tre javësh konsultimesh me grupet e interesit, Ministria e Inovacionit ka bërë publik draftligjin për sigurinë kibernetike.


Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, gjatë prezantimit të draftligjit, theksoi se ai vjen si domosdoshmëri për sigurinë e informacionit për shkak të evoulimit të teknologjisë.


Harito bëri me dije se pas hyrjes në fuqi të projektligjit do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të përcaktojë edhe autoritetin përgjegjës që do të merret me zbatimin e tij.


Harito: Ka për detyrë të garantojë sigurinë e botës dixhitale, përcakton infastrukturat kritike të shtetit. Pra ato infrastruktura që nëse preken, prekin sigurinë e shtetit. Dhe këto janë jo vetëm infrastruktura shtetërore, por edhe infrastruktura private si bankat psh që janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit dhe krijon mekanizmat e raportimit dhe të ndjekjes së incidenteve kibernetike.


Ministrja Harito bëri me dije se ligji për sigurinë kibernetike është një nga direktivat e BE për Shqipërinë.


Harito: Është një transpozim i direktivës europiane, direktiva europiane nga ana e vet është në fazat kretësisht të fundit, nuk ka më ndryshime esenciale.Është në fazat e fundit të negociimit për aprovimin e direktivës, mendoj se nuk është e nevojshme të pritet aprovimi i direktivës, ne do të ecim me ritmin tonë.


Draftligji për sigurinë kibernetike u prezantua në kuadër të javës së inovacionit, ku pjesëmarrës ishin operatorët e infrastrukturave kritike të vendit të sektorit të bankave, energjetik, të telekomunikacionit etj.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter