Ligji per eksportimin e armeve eshte pjese e Marreveshjes per Asocim-Stabilizim, MSA-se, se nenshkruar mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Ministria e Mbrojtjes gjate dites se djeshme ka deklaruar se ligji i eksport-importit te armeve rregullon edhe ligjin per municionet dhe se pritet ngritja e struktures qe mundeson kontrollin. Drejtori Juridik i Ministrise se Mbrojtjes, Rezart Tershana, deklaroi se Ligji per eksportin e armeve ka hyre ne fuqi me 1 qershor te vitit 2007, kurse ngritja e autoritetit eshte nje proces qe po kryhet aktualisht. "Domosdoshmeria e miratimit te ligjit per kontrollin shteteror te veprimtarise se import-eksportit te mallrave ushtarake dhe teknologjike me perdorim te dyfishte, rridhte nga fakti se Republika e Shqiperise ishte nder te paktat vende te Evropes Juglindore qe kishte nje sistem te kontrollit shteteror mbi eksportin e armeve jo te plote dhe jashte cdo parametri evropian ne kete fushe", tha Tershana dje. Procesi per miratimin e ketij ligji ka nisur qe ne vitin 2004, duke bashkepunuar ngushte me institucionet nderkombetare. Per pergatitjen e projektligjit eshte mbajtur parasysh hartimi i tij ne perputhje me rregulloren e BE-se mbi kontrollin shteteror te eksportit te mallrave ushtarake e teknologjive me perdorim te dyfishte, duke marre pervojat me te mira evropiane ne kete fushe. "Ligji i mesiperm rregullon nje fushe te pambuluar me pare me legjislacion ne Shqiperi. Ky ligj perben nje nga detyrimet qe vendi duhet te permbushte ne kuadrin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit me BE dhe eshte pjese e Planit Kombetar te Perafrimit te Legjislacionit Vendas me ate te BE-se", tha Tershana.


A.Cena