TIRANE - Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla i është bashkangjitur nismës “Shqipëria Uron, Shqipëria Dhuron”, duke bërë një urim në murin e kryeministrisë.
 
"Urimet më të mira për vitin 2014 për çdo familje shqiptare! Një urim i veçantë për mësuesit e pedagogët që po punojnë për një cilësi të re në klasa e auditore.
 
Besimplotë që 2014 do sjellë për ju nxënës e studentë rezultate më të mira, për ju sportistë më shumë rekorde e medalje dhe për ju studiues më shumë projekte e hulumtime. Gëzuar! Përzemërsisht, Lindita Nikolla”, shkruan ministrja Nikolla në mesazhin e saj.
 

(Në foto: Mesazhi i ministres, Lindita Nikolla)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)