TIRANË – Shoqata e minoriteteve me anë të një letre të hapur i kërkon faktorit ndërkombëtar dhe polikës shqiptare, që të shtyjë procesin e rregjistrimit të popullsisë pasi sipas kësaj shoqata ai është hartuar pa u konsultuar me përfaqësues të minoriteteve.

“Ky ligj u hartua nga Komisioni Qëndror i Regjistrimit tani censusit, pa asnjë konsultim me Komitetin Shtetëror për Minoritetet dhe as organizatat përfaqësuese të minoriteteve tona. Ne përfaqësuesit e grupit të punës të organizatave të minoriteteve shprehim kundërshtimin kategorik në lidhje me dispozitat e miratuara, të cilat ndëshkojnë dhe mbysin vetëdeklarimin e lirë të përkatësisë etnike të shtetasve të Republikës të Shqipërisë”,- deklaroi nënkryetari i OMONIA-s Niko Brigu.

Brigu kërkoi që censusi të shtyhet me 6 muaj në mënyrë që të kryehen konsultimet e duhura, pasi amendimet e reja që i’u bënë këtij ligji do të shkaktojnë një proces të deformuar.

"Në përfaqësuesit e minoriteteve kërkojmë nga ana e institucioneve shqiptare, shtyerjen për 6 muaj të procesit të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë për të kryer konsultimet e mësipërme",- nënvizoi nënkryetari i OMONIA-s Niko Brigu.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Minoritetet, kërkesë faktorit ndërkombëtar: Të shtyhet regjistrimi i popullsisë