Keshilli i Ministrave ka miratuar dje kuotat e reja per tre programet doktorale qe ofrohen nga Instituti i Studimeve Evropiane i Universitetit te Tiranes. Ne baze te ketij vendimi per vitin akademik ne vijim do te jene ne total 50 kuota studimi te ndara ndermjet tre programeve te studimit qe ofron ISE. Nga keto 6 kuota jane te rezervuara per shqiptaret nga trojet kombetare jashte vendit dy per secilin nga programet.


Ne kete menyre doktorata ne Legjislacion dhe institucionet e BE-se do te kete 15 kuota po aq sa edhe doktorata ne Politika dhe qeverisja ne Evrope. Nderkaq programi i trete i studimit ai ne Diplomacia dhe marredheniet nderkombetare te BE-se do te pranoje 20 studente te rinj.


Tarifa e shkollimit per cdo program te studimeve te doktorates ne Institutin e Studimeve Evropiane te Universitetit te Tiranes eshte 204 600 dyqind e kater mije e gjashteqind leke e cila paguhet ne keste te percaktuara nga Universiteti i Tiranes. Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi te perballohen nga buxheti i Universitetit te Tiranes pa efekte buxhetore shtese ndash percakton vendimi qeveritar. Ne rast se kuotat nuk do te plotesohen rishperndarja e kuotave te paplotesuara behet me urdher te ministrit te Arsimit dhe Shkences sipas vendimit.


Instituti i Studimeve Evropiane u krijua ne vitin 2009 mbi bazen e Qendres se Studimeve Evropiane qe ekzistonte ne Universitetin e Tiranes. Ky institut bashkevepron me Institutin e Studimeve Evropiane te Katalonjes me qender ne Barcelone te Spanjes dhe i dedikohet pergatitjes se specialisteve te ardhshem ne ceshtjet evropiane. Prej ketij viti ISE do te ofroje doktoratura dhe mastera shkencore pas shfuqizimit te masterave te nivelit te dyte nje vit me pare.