Ministria e Financave dhe ajo e Punëve të Jashtme miratuan këto ditë udhëzimin e ri, që përcakton tarifat për shërbimet konsullore. Niveli i tarifave është i paraqitur përbri shkrimit, ndërsa ndarja dhe mënyra e pagesës janë shpjeguar sipas udhëzimit të firmosur nga të dy ministrat, Bode dhe Basha.



Vjelja e tarifave për shërbimet konsullore apo ambasadave tona jashtë vendit do të bëhet nga Ministria e Jashtme, ndërsa tarifat për pasaportë për dalje jashtë shtetit do të vilen nga Ministria e Brendshme. Tarifat që janë vendosur anash shkrimit vlejnë për shtetasit që pajisen me pasaportë për dalje jashtë shtetit, përveç pagimit të vlerës të pasaportës. Për shërbimet që kryhen nga përfaqësitë tona diplomatike në vende të tjera, niveli i tarifës përcaktohet në euro, por pagimi i tyre mund të bëhet edhe me dollarë ose në monedhën e vendit ku do të kryhet shërbimi, konvertuar në kursin përkatës ditor të këmbimit. Përveç legalizimit të dokumenteve, pajisjes me pasaportë apo shtyrjes së afatit, udhëzimi i ri përcakton edhe tarifat që duhen paguar për lëshimin e përpilimin e akteve të tjera noteriale dhe përkthimin e dokumenteve nga përfaqësitë. Kështu, përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamenteve, kontratave, garancive dhe prokurave të posaçme nga përfaqësitë, tarifa e shërbimit është 20 euro për çdo faqe, për vërtetimin e dublikatave dhe kopjeve do të paguhet 20 euro për çdo faqe, ndërsa përkthimi i dokumenteve kushton vetëm 10 euro çdo faqe. Në lidhje me shërbimin e pajisjes me pasaportë, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit duhet të paguajnë 50 euro, diçka më tepër se tarifa që paguhet te ne (5 mijë lekë të reja).



Tabela





Tarifat për shërbimet konsullore



Tarifa për lëshimin e dokumenteve të udhëzimit



a- Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit 2000 lekë



b- Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit



nga përfaqësitë 50 euro



c- Zgjatja e pasaportës nga përfaqësitë 15 euro



d- për lejekalim 200 lekë



e- Lejekalim i lëshuar nga përfaqësitë 50 euro





Tarifa për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin



e dokumenteve



a- Certifikatë të çdo lloji të lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë 50 euro



b- Certifikatë të çdo lloji të lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit e huaj reciprocitet



c- Vërtetime të çdo lloji të lëshuar nga



përfaqësitë për shtetasit shqiptarë 30 euro



d- Vërtetime të çdo lloji të lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë reciprocitet



e- Verifikim i dokumentit nga përfaqësitë 10 euro



f- Legalizim i dokumentit për shtetasit



shqiptarë nga Ministria e Punëve të Jashtme 200 lekë



g- Legalizim i dokumentit nga përfaqësitë



për shtetasit shqiptarë 30 euro



h- Legalizim i dokumentit për shtetasit e huaj reciprocitet





Tarifa për lëshimin e përpilimin e akteve të tjera noteriale dhe përkthimin e dokumenteve nga përfaqësitë



a- Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamenteve, kontratave, garancive dhe prokurave të posaçme nga përfaqësitë 20 euro/faqja



b- Vërtetim i dublikatave dhe kopjeve 20 euro/faqja



c- Përkthimi i dokumenteve 10 euro/faqja