Tiranë- Këshilli Kombëtar i Punës ka vendosur rritjen e pagës minimale me 5%, ndërsa futja në fuqi do të bëhet në muajin korrik.

Kreu i Këshillit Spiro Ksera deklaroi se nga 20 mijë lekë që është vlera e tanishme e pagës minimale, ajo do të shkojë në 21 mijë lekë. Sipas tij kjo shumë mund të krahasohet me pagat e shumë vendeve të tjera, por gjatë muajve në vazhdim do të ketë edhe rritje të tjera.

Si zakonisht edhe sot nuk kanë munguar debatet në Këshillin e Punës, pasi sipas kryetart të Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikolla, nuk ka një rritje të mirfilltë page, por thjesht një rritje inflacioni.