Mirditë-Policia ka sekuestruar 500 thasë qymyr druri kontrabandë dhe pas sekuestrimit janë proçeduar penalisht dy persona.


Sipas burimeve të policisë qymyri prodhohej në fshatin Luz të Mirditës, ndërsa personat e proçeduar janë Vilon dhe Agim Llesh.


Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një masiv qymyri i cili ishte gati për tu përpunuar.


Duke qenë se lënda e parë e qymyrit është druri, ky lloj aktiviteti shkakton dëme në pyje.