Juan Jose Garcia, mjekë i ekipit kombëtar të Spanjës, i është përgjigjur Jose Mourinhos, duke hedhur poshtë pretendimet, se sulmuesi Diego Costa, është dëmtuar gjatë angazhimit në kombëtaren kampione të Evropës.




Costa është duke vuajtur nga në lëndim, ku ka humbur ndeshjet e fundit me Chelsean, ndërsa Mourinho mendon, se ky lëndim, vjen nga grumbullimi me Spanjën.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


“Kur Costa arriti në ekipin kombëtar, na tha që ka një problem në ijë, me të njëjtin lëndim me siguri ka luajtur edhe të Chelsea, ndërsa nuk u ankua rreth këtij lëndimi edhe në angazhim me Spanjën”, deklaroi doktori i ekipit kombëtar të Spanjës./Indeksonline/