TIRANë- Qendra e studimeve Palamentare në përfundim të një monitorimi të punimeve të Kuvendit gjatë sesionit të parë të kësaj legjislature, ka hartuar edhe raportin sipas të cilit maxhoranca në pushtet ka mbajtur një pjesë të premtimeve.

Fjala është për premtimet në luftën kundër korrupsionit dhe reformën e nevojshme në sistemin e drejtësisë. Raporti evidenton se në luftën kundër korrupsionit janë miratuar 13 ligje, nga të cilët vetëm njëri prej tyre nuk është konform premtimit të bërë në kohën e fushatës elektorale nga PD, ajo për ulejn e numrit të kabinetit qeverisës.

Për reformën në drejtësi evidentohet se janë miratuar vetëm 2 nisma ligjore, ajo për mbrojtejn e dëshmitarëve dhe ai për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar. Në pritje për shkak të mungesës së kuorumit kur opozita vazhdon të mbetet jashtë parlamentit, mbeten projekligji për krijimin e Gjykatës Administrative dhe ajo Gjyqësore si dhe projekti për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)