Lëvizja Mjaft publikoi raportin e tretë për monitorimin publik të ministrive, ku një nga konstatimet kryesore është ajo se institucionet qeverisëse nuk janë transparente.



Sipas lëvizjes Mjaft, shumë nga ministritë kanë dështuar në përmbushjen e objektivave të tyre, që kanë të bëjnë me ndërmarrjen e nismave ligjore, por edhe përdorimin e fondeve të buxhetit.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë në fokusin e raportit ka qenë dhe monitorimi dhe analiza e buxhetit të shtetit.

Sipas Mjaft, nga 9 prioritete buxhetore të deklaruara, qeveria ka realizuar vetëm dy prej tyre, atë të rritjes së ndihmës ekonomike dhe uljes së deficitit në 3 për qind.

Ndërsa premtimet e tjera për hapjen e 80 mijë vendeve të punës, uljen e numrit të të varfërve me 400 mijë, apo rritja e pensioneve në masën 10-15 për qind në vit, sipas Mjaft nuk janë realizuar.