Pezullohet nisja e trageteve ne portin e qytetit te Vlores per shkak te motit te keq dhe detit te trazuar.

Sipas korrespondenteve tane ne Vlore, era e forte dhe deti me force deri ne 8 balle kane bere qe tragetet dhe mjetet e tjera ne port te mos nisen per lundrim.

Sinoptikanet thone se moti i keq do te jete i pranishem edhe ditet ne vijim.

Edhe gjate fundjaves ka patur probleme me motin, duke sjelle vonesa prej disa oresh ne ankorimin e trageteve ne portin e Durresit.