Gallatasarai

Ne Turqi kane nisur ta quajne mrekullia Cana. Mesfushori shqiptar ka djegur te gjitha etapat e rikuperimit pas demtimit te ligamenteve te kaviljes dhe tashme eshte i gatshem te rikthehet ne fushat e lojes. 27-vjecari i cili u lendua me 14 nentor ne takimin e luajtur me Manisasporin pritet qe te luaje titullar ne derbin e kesaj te diele ku Gallatasarai do te prese ne fushen e tij Beshiktashin. Fillimisht stafi mjekesor parashikoi nje pushim te pakten trejavor per Lorik Canen pas demtimit qe e privoi mesfushorin nga miqesorja e 17 nentorit qe Shqiperia luajti ne Korce me Maqedonine. Gjithsesi kuqeziu i cuditi te gjithe duke u paraqitur ne fushat stervitore vetem pas 10 diteve. Me formen qe ka treguar se fundmi ai ka konfirmuar se eshte i gatshem per te qene ne formacionin titullar kunder Beshiktashit. Nje lajm qe eshte pritur mjaft mire nga trajneri George Haxhi Loriku eshte gati dhe mund te luaje prej minutes se pare ne derbi.