Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës përmes një postimi në "Facebook" ka postuar disa fotografi ku ka vizituar varrin e veprimtares Shote Galica.

Musliu shkruan se matej se afër varrit të saj vend të rojave të nderit kishte gjetur një qen të ngordhur.

" Sot bashkë me Gruan Demokratike të Kosovës Dega në Skenderaj vizituam varrin e Shote Galicës. U ndjeva e vogël para te madhës Shotë. U ndjeva e turpëruar para saj për gjendjen te cilen ishte katandisur varri i saj. Ne vend te luleve dhe rojes se nderit aty gjetem nje qenë te ngordhur dhe varrin e mbuluar me therra. U ndjeva e turpëruar ashtu siq ndihem e turpëruar saherë qe kaloj pranë varreve te pamirëmbajtura të deshmorve në Kosovë. Nuk befasohem pse jemi në këtë gjëndje si shtet, sepse një fjalë e urtë thot: "Një popull qe nuk respekton deshmoret dhe heronjët e vet është I predestinuar ti perserite historia" ka shkruar Musliu.