Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa u takua me kryetarin e Partive Evropiane Popullore, z. Joseph Daul.




Në këtë takim, që u mbajt në vazhdën e takimeve të rregullta konsultative të LDK-së me drejtuesit e PPE-së, anëtare e së cilës është, kryetari Mustafa e informoi z. Daul për zhvilllimet politike në Kosovë, si dhe paraqiti vizionin e LDK-së për krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euroatlantik të vendit tonë.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Po ashtu, Kryetari Mustafa e falënderoi z. Daul për bashkëpunimin e ngrohtë mes LDK-së dhe PPE-së, duke ia ripohuar qëndrimin e LDK-së për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe me vizion evropian.