Komandanti i KFOR-it ne Kosove, Xhusepe Emilio Gai, thote se NATO-ja po e shqyrton mundesine e reduktimit te trupave te saj ne Kosove. Ne intervisten per agjencine Asosiejtit Pres, gjenerali Gai tha se aleanca nuk ka "nevoje qe ketu t'i mbaje 15 mije njerez" dhe shtoi se "po mendojme per planifikimin e reduktimit te forces sone ketu". Ai nuk dha detaje te reduktimit, i cili po shqyrtohet, por tha se pret qe kjo te behet deri ne fund te vitit apo ne fillim te vitit te ardhshem. Gjenerali Gai tha se mundesia e reduktimit, ne mase te madhe, po shqyrtohet per shkak te permiresimit te situates se sigurise ne Kosove.