Një fluturake pa pilot e NATO-s ka vrarë sot një komandant fushor të talibanëve në lindje të Afganistanit.
Ahmad Farid, që është zyrtar i policisë në krahinën lindore Kunar, ka identifikuar këtë komandant si Hajji Attaullah.
Forca Mbështetëse e Sigurisë (ISAF) që NATO-ja drejton në Afganistan ka konfirmuar të martën këto sulme.
Attaullah besohet se ishte një komandant i rëndësishëm i luftëtarëve Salafi në Kunar, që janë të lidhur me talibanët.
Fluturaket e NATO-s kanë vrarë në tetor një tjetër komandant të Salefive, Haji Davran në këtë provincë.
Rajoni malor i krahinës Kunar shërben si strehimore për shumë fraksione ekstremiste, prej të cilave disa janë të lidhura edhe me talebanët. /Rel/Indeksonline/