Cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare shenoi dje nje rekord te ri, duke shenuar vleren e 143 dollareve per fuci. Shkak eshte bere mbyllja e nje rafinerie ne Iran. Nderkohe, organizata me e madhe prodhimit dhe eksportimit te naftes, OPEC, ka lajmeruar nje rritje te re te cmimit, rreth nivelit 170 USD per fuci. Presidenti i OPEC, Chakib Khelil, tha dje, per agjencine e lajmeve "Bloomberg", se cmimi naftes mund te ngihet ne 170 USD per barel per shkak te kerkeses ne rritje ne SHBA nga sezoni i pushimeve dhe zhvleresimi i USD. Qe nga fillimi i vitit cmimi i naftes eshte rritur rreth 100%.