maxresdefault2Deputeti i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka pranuar në formularin e dekrimalizimit se ka ndryshuar emrin e tij të mëparshëm. Ai ka shkruar se emri i tij mëparshëm ka qenë Mark Ndokaj.

Por në një reagim në Facebook, Ndoka ka treguar përse e ka ndryshuar emrin nga Mark në Nard.

"Per informim: Emri im zyrtar është Nard Ndoka. Emri 'Mark' është emri i pagezimit. Nuk kam patur kurre probleme me drejtesine, nuk kam jetuar asnjehere jashte shtetit",- shkruan Ndoka në Facebook.