naum-disho-aKorçë- Naum Disho është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Korçë për dhunimin e varreve dhe ndërtim ilegal në fshatin Boboshticë.


Siaps gjykatës nuk ka vepër penale për Dishon dhe dy punëtorët. Sakaq Disho dhe dy punëtorët fitojnë lirinë pas një beteje 2-vjeçare, edhe pse ish-kreu i OMONIA-s nuk ishte i pranishëm në seancë sepse prej kohësh është arratisur.


Disho është dënuar me 1 vit burg nga shkalla e parë për dhunimin e varrezave në fshatin Boboshticë. Kreu i OMONIA-s u dënua vitin e shkuar nga Gjykata e Korçës pasi u shpall fajtor për dhunimin e varreve në Boboshticë gjatë ndërtimit të një memoriali për ushtarët grek dy vjet më parë. Gjykata e Lartë ktheu për rishqyrtim çështjen e Naum Dishos në atë të Apelit.


Disho vazhdon të jetë në arrati edhe pse mediat greke raportuan muajin e shkuar se Disho strehohej mes Shqipërisë dhe Greqisë. Procedimi penal ndaj Dishos është i paprecendente, pasi ai u la i lirë ditën e gjyqit edhe pse u shpall fajtor, dhe vetëm dy ditë pas dhënies së dënimit Prokuroria firmosi një urdhër-arrest për të.