Grupi i njohur i rrokut “Burn”, i kanë dhënë fund karrierës në grup. Renis Gjoka është larguar nga grupi dhe do të vazhdojë i vetëm karrierën në muzikë. Nuk dihen saktësisht arsyet e këtij largimi dhe nëse grupi do të vazhdojnë të bëjnë muzikë së bashku apo secili do të vazhdojë karrierën solistike. Por, pa Renis Gjokën, grupi “Burn” nuk do jetë më i njëjtë. Ndërkaq mësohet se djemtë do të vazhdojnë edhe për pak kohë të japin koncerte ‘live’ në klubet e natës në Tiranë duke qenë se kanë pasur kontrata që përfshijnë muajt e verës.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)