Percahet OMONIA. Nje pjese e anetareve te kesaj organizate kerkojne ta “pagezojne” ate si parti, ndersa pjesa tjeter kerkon krijimin e nje OMONIA te dyte.

Ofertes per bashkim, njeriu i Bollanos, kryetar i deges Sarande, Leonidha Papa i pergjigjet me alternativen e krijimit te nje OMONIA te dyte, ndersa Kostandina Bezhani kerkon qe OMONIA ekzistuese te behet parti politike me baze etnike.

Kryetari i OMONIA-s per Saranden, Leonidha Papa, i konsideruar njeriu i Bollanos, ofertes per bashkim i eshte pergjigjur me alternativen e krijimit te nje OMONIA te dyte. Ndersa e vetmja femer minoritare, Kostandina Bezhani, njeheresh kryetare e Komitetit Kombetar te Minoriteteve, ka qene ajo qe ka artikuluar idene qe OMONIA jo vetem te mos ndahet me dysh, por duke u bere e te gjithe minoritareve, te shnderrohet ne parti politike me baze etnike.

“Ne mungese te nje partie te tille, Ksera u detyrua te shkoje ne PD, u shpreh Bezhani, dhe nese do te krijohet ajo parti, ai do te jete i pari qe do te vije ne te”, ka siguruar ajo ne mungese te ministrit Ksera. Ndersa pararendesi i tij, Kosta Barka, diskutimit per reformimin e OMONIA-s i ka shtuar edhe momentin e zgjedhjeve lokale, qe jane duke u pergatitur, te cilat ai i ka barazuar me nje test te standardeve te OMONIA-s.

Aktivi i Sarandes u mbyll me votimin e nje peticioni qe i ka kerkuar Keshillit te Pergjithshem te OMONIA-s te pershpejtoje procedurat e reformimit te saj ne nje forum te te gjithe grekeve te Shqiperise, duke krijuar nje komision statutor me baze gjitheperfshirese dhe per te mbajtur nje konference statutore, ku te perfaqesohen te gjitha palet. Nga aktivi iu be thirrje kryesise se OMONIA-s te pranoje dialogun dhe te ulet ne tavoline per zgjidhjen e problemeve madhore.

Grupi nismetar, ne berthame te te cilit qendrojne pedagogu Roland Vasili, inxhinieri Kristaq Kico dhe ish-deputeti Ziso Lluci e te tjere, kane treguar edhe nje here kembenguljen e tyre per te arritur ne vizionin qe organizata politike OMONIA, me nje jete dhe eksperience gati 20-vjecare, t’u perkase te gjithe minoritareve me perkatesi greke ne Shqiperi dhe te funksionoje sic e kerkojne interesat e tyre dhe jo te nje grushti njerezish qe u tha se kane abuzuar e abuzojne ne emer te tyre.

Edhe pse ideja e gjitheperfshirjes eshte pare te perplaset prej muajsh me mentalitetin e monopolit ne drejtimin e OMONIA-s, iniciuesit e bashkimit dhe te ristrukturimit te OMONIA-s kane shtrire doren e paqes dhe afrimit. Ata thone se u shenua nje pjesemarrje me e gjere se cdo here tjeter ne aktiv dhe se eshte marre si shenje mirekuptimi dhe afrimi fakti qe te pranishem ne aktiv kane qene edhe kryetari i deges se OMONIA-s ne Sarande, Leonidha Papa, i emeruar se fundi nga Bollano ne vend te te shkarkuarit Kristaq Kali, si edhe kryetari i Komunes se Mesopotamit, Themistokli Kaishi.

Organizatoret thane se nuk kane harruar te ftojne edhe Bollanon ne aktiv, por edhe prania e mbeshtetesve te tij dhe e shumices se keshillit te pergjithshem, ka qene sinjal i mjaftueshem per mundesine e afrimit. Ish-deputeti i OMONIA-s ne Parlamentin e vitit 1991, Andrea Zarballa, qe ka folur nder te paret, i ka meshuar faktorit kulturor ne forcimin e identitetit te minoritareve. Pandeli Kurameno nga Bularati ka mbeshtetur propozimin e votimit nga populli te drejtuesve te OMONIA-s.

Nga ana e tij, Ziso Lluci, ish-deputet dhe aktualisht kryetar i Komunes se Finiqit, ka nenvizuar se OMONIA eshte ide dhe organizim. Ai ka bere propozime konkrete per te ndryshuar strukturat dhe funksionimin e OMONIA-s, nderkohe qe ka theksuar nevojen e dialogut dhe te bashkimit, si mesazhe qe kane ardhur edhe nga njerezit e thjeshte, qe perbejne themelin e organizates se minoritetit etnik grek ne Shqiperi. “E ardhmja e OMONIA-s eshte per cdo grek te Shqiperise”, tha Lluci. Ai ka nenvizuar nevojen e zgjedhjeve te fshehta e te gjera, nga ku te dalin ata qe do ta drejtojne OMONIA-n ketej e tutje.