Për shumë vite, ushtria e Pakistanit ka përdorur militantët, por ata janë kthyer në kërcënim


pakistaniMe vrasjen e Osama bin Ladenit nga forcat speciale të SHBA para dy vjetësh, ushtria e Pakistanit u fye. Por nga qëndrimi i dyfishtë përballë ekstremistëve ajo nuk hoqi dorë, thonë vëzhguesit


Perëndimi ka pasur gjithmonë dyshime në seriozitetin e Pakistanit në luftë kundër talebanëve dhe rrjetit terrorist të Al-Kaedas. Shërbimin e fshehtë të vendit ISI e akuzonin vazhdimisht se i mbron militantët. Mosbesimi u përforcua, pasi u vra Osama bin Ladeni nga një njësi speciale komandë e SHBA, në qytetin garnizon në veri të Pakistanit, Abbottabad.


Sepse pas aksionit të forcave speciale, politikanët perëndimorë dhe ekspertët shtruan pyetjen se si arriti terroristi më i kërkuar që të jetojë për pesë vjet me radhë pa u zbuluar në Pakistan, me gjithë praninë kudo të ushtrisë dhe të shërbimit të fshehtë.


Matt Waldman, i cili e studion në Universitetin e Harvardit konfliktin në Afganistan i tha DW se shumëçka flet që ISI nuk e ka ndryshuar rrënjësisht politikën e tij edhe pas vdekjes së Bin Ladenit. “Talebanët afganë në njëfarë kuptimi janë forcuar edhe më tepër, se ç’kanë qenë para mbërritjes së trupave të SHBA në vitin 2009. Numri i atentateve kundër trupave afgane dhe atyre të NATO-s në vitin 2012 ishte dyfishi i vitit 2008″. Ekstremistët kanë qenë në gjendje më të mirë për sulme, sepse kanë përdorur një numër të madh bazash në Pakistan. “Këto baza u shërbejnë atyre për përgatitjen e atentateve, për shkollimin dhe rekrutimin e luftëtarëve të rinj, si dhe për qëllime logjistike”, tha Waldman.


Eksperti i Azisë Jugore, Emrys Schoemaker nga London School of Economics ka një vlerësim të ngjashëm. “Të gjitha shenjat flasin që pjesë të ushtarakëve pakistanezë i mbështesin edhe më tej talebanët. Në këtë kuptim, Perëndimi ka me të drejtë arsye të tregohet skeptik”. Schoemaker, megjithatë, tërheq vëmendjen në faktin se udhëheqja pakistaneze nuk ka pozicion të njësuar përballë talebanëve, por se kemi të bëjmë me interesa të ndryshme konkurruese.


Ekspertët janë të të njëjtit mendim edhe se përpjekja e SHBA dhe e Afganistanit, për t’u futur në negociata me talebanët pa pjesëmarrjen e Pakistanit, e ka hidhëruar Islamabadin. “Uashingtoni dhe Kabuli duan t’i përfshijnë talebanët në planet për periudhën pas tërheqjes së trupave të NATO-s. Sipas mediave, ata kanë zhvilluar me disa pjesë të talebanëve bisedime të fshehta, por duan ta përjashtojnë Pakistanin nga bisedimet”, thotë Naeem Ahmed, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Karaçit.


Por në Pakistan mbizotëron te njohësit e rajonit vlerësimi se asnjë qeveri nuk mund të funksionojë në Kabul pa mbështetjen e Islamabadit. Sepse, kur nuk plotësohen interesat e tij, Pakistani mund të mbështesë kryengritës në Afganistan.


Ndarja mes Pakistanit dhe ekstremistëve, e padallueshme burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP
Abonohuni me Email