Disa zyrtarë të lartë të policisë injoruan fletëthirrjen e protokolluar nga prokuroria së paku një orë e gjysmë para ikjes së personit nën hetim, Damir Fazlliç, nga Tirana.


Ndarja mes policisë dhe prokurorisë zbuloi në njëfarë mënyre krizën që ekziston në vendin tonë mes pushtetit ekzekutiv dhe institucioneve të drejtësisë. Policia u vu totalisht në mënyrë skandaloze nën kontroll të interesave private të një televizioni.


Kjo dëshmon se me çfarë bajraktarizmi primitiv drejtohet sot Shqipëria dhe sa e ulët është cilësia dhe standardet e shoqërisë sonë në mes të Europës në vitin 2008.