Zahrije Limaj, bashkëshortja e ministrit kosovar të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Bashkëshortja e ministrit Limaj mësohet se vuante prej disa kohësh nga sëmundja. Varrimi i të ndjerës bëhet në Banjë të Malishevës.