Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare ish-kampioni i mundjes dhe biznesmeni Muhamed Malo.


Prej disa muajsh Muhamed Malo vuante nga një sëmundje e rëndë, që i mori dhe jetën pasditen e së hënës.


Muhamed Malo njihet si një nga kampionët e mëdhenj të sportit të mundjes para viteve 90 me disa trofe të fituar me ekipet e Studentit dhe Partizanit.


Homazhet në nder të tij do të mbahen të martën më 7 shkurt nga ora 12 në ambientet e Televizionit Publik Shqiptar.


6 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)