Piktori dhe skenografi Agim Zajmi ndërroi jetë sot në Tiranë moshën 77-vjeçare. Zajmi mori një formim për artet skenike në Shën Petërburg dhe për katër dekada bashkëpunoi me regjisorë të teatrit, operës e baletit, si një nga autorët kryesorë për vënien në skenë edhe të veprave kombëtare. I gjatë është kontributi i tij pedagogjik në Akademinë e Arteve. Ceremonia mortore e Agim Zajmit zhvillohet ditën e hënë.