Perfaqesuesit e te gjitha federatave anetare te grupit D ne eliminatoret per EURO 2012 ishin te pranishem ne Luksenburg diten e premte ku u percaktuan datat e kalendarit te ndeshjeve te fazes se grupeve, per kampionatin europian Euro 2012.

Trajneri i Shqiperise Josip Kuzhe dhe presidenti i FSHF-se Armand Duka kane mbrojtur variantin e tyre te caktimit te kundershtareve dhe datave sipas te cilit, ekipi kuqezi do ta filloje aventuren e re te eliminatoreve te europianit me 4 shtator 2010 me ndeshjen e pare ne transferte Rumani-Shqiperi.

Nderkohe tifozeria shqiptare do te kete mundesine te ndjeke nga afer skuadren perfaqesuese me 8 shtator, ne ndeshjen e dyte te fazes se grupeve, ku skuadra e Kuzhez do te perballet me Luksenburgun ne Tirane.

Brenda vitit 2010, Shqiperia do te zhvilloje edhe dy ndeshje te tjera me 9 dhe 13 tetor respektivisht me Bosnje Hercegovinen ne Tirane dhe me Bjellorusine ne transferte.

Kalendari rifillon ne vitin 2011 me ndeshjen e 26 marsit, Shqiperi-Bjellorusi, per te qendruar dy data te tjera pushim.

Kundershtari yne i fundit qe mbyll kete faze te grupeve do te jete nje skuader si Rumania, e konsideruar si nje skuader “armike” pas atij gjunjezimi 6-1 ne eliminatoret e boterorit.

Shqiperia ndodhet ne grupin D bashke me Francen, Rumanin, Bosnje Hercegovinen, Bjellorusine dhe Luksenburgun.